Transmetuar më 03-02-2023, 11:04

Një 29-vjeçar shqiptar është dënuar me 20 vite burg nga gjykata e Assize Loire-Atlantique në Francë, pasi akuzohet për vrasjen e një të riu. Shqiptari dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu në bark një 22-vjeçar më 11 tetor të vitit 2019, raporton France Bleu Loire Océan.

Mediat franceze raportojnë se një ditë pas ngjarjes së rëndë, shqiptari ishte arratisur.

Ai u arrestua disa muaj më vonë në Tiranë, në vendlindjen e tij. Në paraburgimin e policisë, ai pranoi se ishte autori i krimit ndërsa ka mohuar se donte ta vriste të riun.

Gjykata përfundimisht e shpalli fajtor për vrasje dhe tentativë vrasjeje të dy miqve të viktimës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd