Transmetuar më 03-02-2023, 10:49

Zbardhet aksidenti ku vdiq djali i Kudret Saliajt. Policia ka bërë me dije se ka identifikuar dhe arrestuar autorin e ngjarjes, 19-vjeçarin me inicialet S. K., i cili drejtonte automjetin që ishte në pronësi të dikujt tjetër.

Mësohet se Enjo Saliaj udhëtonte me një skuter elektrik kur është përplasur nga automjeti rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, te Fresku.

Zbardhen rrethanat e aksidentit me pasojë vdekjen e 18-vjeçarit, që ndodhi mbrëmjen e djeshme, te Fresku.

Arrestohet në flagrancë drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin.

Fundi TRAGJIK i një familjeje/ Babain ia vrau gjyshi kurse nëna në burg, aksidentohet për VDEKJE djali i Kudret Saliajt

Në vijim të punës për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, te Fresku, ku si pasojë e përplasjes së një automjeti me një motor elektrik, mbeti i dëmtuar shtetasi E. S., 18 vjeç (drejtuesi i motorit elektrik), i cili më pas humbi jetën në spital, specialistët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë kryer veprime hetimore për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit të përfshirë në këtë aksident.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se në kohën që ka ndodhur aksidenti, automjeti nuk drejtohej nga pronari i tij, shtetasi F. A., por drejtohej nga shtetasi S. K., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi S. K. ishte i pajisur me lejen përkatëse të drejtimit dhe nuk ka qenë nën efektin e alkoolit në kohën që është përfshirë në aksident. Automjeti dhe motori elektrik u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve, shtetasi S. K., 19 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.