Transmetuar më 03-02-2023, 09:00

Momente dramatike për një grua në Korçë, pasi babai i saj ndodhej në shtëpi dhe në një çast, sot në mëngjes, u hodh nga kati i katërt i pallatit.

Ngjarja ndodhi këtë të premte rreth orës 07:46, në lagjen nr. 18, Korçë, ku dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i pallatit (ku banon vajza e tij) shtetasi P. H., rreth 75 vjeç, raporton noa.al.

I moshuari ka shpëtuar, por ai u dërgua në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet e ambulancës, zjarrfikëses dhe policisë ndodhen në vendngjarje.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra rezulton se 75-vjeçari, vuan nga depresioni.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /noa.al

Foto arkiv

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd