Transmetuar më 03-02-2023, 08:40

Tiranë-  Një ngjarje tjetër e rëndë për familjen Saliaj nga Vora.

Pasi vjehrri vrau me armë zjarri dhëndrin, Kudret Saliajn, dhe gruaja e këtij të fundit, Dhurata Saliaj u arrestua për bashkëpunim, djali i çiftit ka humbur jetën në një aksident.

Mësohet se Enjon Saliaj u përplas për vdekje nga një makinë, ndërsa shoferi u largua nga vendi i ngjarjes.

17-vjeçari u aksidentua në zonën e Kinostudios rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme.

Shoferi është larguar dhe ka lënë makinën në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk i ka dhënë asnjë ndihmë djalit.

Kujtojmë se vrasja e babait të tij pranë gjykatës, ndodhi më 4 qershor të 2021-shit.

Vrasja e Saliajt erdhi pas shumë debatesh dhe përplasje mes çiftit. Ndërkohë, pas arrestimit të Dhurata Saliajt, kujdestarinë e 3 fëmijëve të çiftit e ka marrë xhaxhai i tyre, vëllai i Kudret Saliajt.