Transmetuar më 03-02-2023, 06:25

Kryetari i bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj është dënuar këtë të enjte (2 shkurt) me 6 muaj burg.

Vendimi i gjykatës erdhi pasi më 19 tetor të 2022, SPAK kërkoi 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Mallakastrës, pasi e akuzoi për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Në pretencën e SPAK thuhej se Ismailaj fshehu problemet me drejtësinë në Greqi duke mos e raportuar atë në formularin e dekriminalizimit.

Qerim Ismailaj u kallëzua nga Partia Demokratike, se ka qenë i dënuar në Greqi me 3 vjet burg për veprën penale të konflikti dhe përleshjes që i korrespondon veprës penale dëmtime të tjera me dashje.

Gjykata dha gjysmën e dënimit të kërkuar nga SPAK dhe e konvertoni burgun me 40 orë shërbim prove.

Në një prononcim për mediat, pas seancës në SPAK, Ismailaj ka deklaruar se do të vijojë betejën në të gjitha shkallët e drejtësisë për pafajësinë e tij.

Ismailaj tha se nuk do të japë do të japë dorëheqjen nga mandati, teksa shprehu bindjen në pafajësinë e tij.

“Kam bindjen në pafajësinë time të plotë, do ndjek të gjitha procedurat dhe do vazhdoj betejën time në të gjitha shkallët e drejtësisë. Jo, nuk do të jap dorëheqjen nga mandati”, tha Ismailaj.