Transmetuar më 02-02-2023, 23:28

Deputeti Saimir Korreshi dhe ish-deputeti Halit Valteri ndërsa kanë qenë të ftuar sot në “Zona Zero”, me gazetarin Thimi Samarxhiu, kanë analizuar situatën politike në vend në lidhje me zgjedhjet e ardhshme dhe jo vetëm.

“Çfarë do të ndodhë me kryetarin e KZAZ-ve që është propozuar nga të dyja palët?”, ishte pyetja e drejtuar nga Samarxhiu, e cila është pasuar nga një përgjigje me batutë nga Korreshi.

“Lushnja e ka zgjedh mirë. Nga të dyja palët kemi të njëjtat emra, kshuqë e kemi të zgjidhur atë pjesë. Kanë rënë dakord të dyja palët që të kenë të njëjtat emra. Në 9 vite janë ato”, është përgjigja e deputetit Korreshi, e cila ka sjellë të qeshura në studio.

Ndërsa ish-deputeti Valteri tha se Lushnja duhet të merret shembull.

Në lidhje me zgjedhjet e ardhshme Valteri u shpreh: “ Për mendimin tim, Berisha duhet t’i fusë indiedron për këto zgjedhje, të lërë administrator, a “team leader”, çfarë të dojë, ti vërë emrin drejtor i aleancës, të bashkohen se sinqerisht sepse Shqipërisë i duhet një opozitë e fortë. Po nuk i duhet një opozitë e fortë, dyshja Meta-Berisha, që të vendosin firmën”.

Në lidhje me pyetjen “ të mos jetë Berisha, por as Basha, por të jetë Meta ai që do të marrë drejtimin e opozitës në këto zgjedhje?”, Saimir Korreshi u përgjigj me një batutë.

“Pse a kanë mbaru tragetat për Itali? Unë letrat italiane i kam. … Shiko ka një gjë unë nuk e njoh Ilir Metën për të djathtë, te kjo pjesë unë nuk bashkohem me të.

Tek pjesa nëse ai do bëhet palë me të gjithë, për të rrëzuar Ramën, në rregull”, u shpreh Korreshi.