Transmetuar më 02-02-2023, 21:27

Tea është lënduar ditën e sotme. Ajo ka shkuar në lavenderi pa e ditur se dyshemeja sapo ishte larë dhe ka rrëshkituar.

Banorët e dëgjuan menjëherë Tean, e cila bërtiti pasi rrëshkiti dhe shkuan ta ndihmonin. Kiara, Efi, Valbona dhe Xhoni ishin të parët që iu gjendën pranë.

Ata e ndihmuan të shtrihej në krevat dhe Tea tregoi se është lënduar në ije dhe tek bërryli.