Transmetuar më 02-02-2023, 20:39

Arbër Hajdari mungoi në spektaklin e të martës në "Big Brother VIP" dhe opinionet atë natë i dha vetëm Zhaklin Lekatari. Arbana u shpreh se Arbri nuk ndodhej me ta për shkak të angazhimeve të veta, por sot ai ka zbuluar se ku ndodhet.

Arbri ndodhet në Washington të Shteteve të Bashkuara për eventin "National Prayer Breakfast". Nga atje opinionisti ka postuar foto me Mbretin e Jordanisë Abdullah II dhe princin Hussein.

Por ndonëse larg Shqipërisë, Arbri nuk e ka humbur momentin e dasmës së Luizit dhe Kiarës dhe ka postuar një foto duke etiketuar faqjen e Big Brother.