Transmetuar më 02-02-2023, 19:11

Beograd- Ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiç foli për Kosovën dhe Metohinë sot në Kuvend, një pjesë e publikut i ra në sy një detaj, i cili i qëndronte pikërisht pranë tij, një filxhan kafeje me figurën e një ujku. Në këtë njëjtin moment, ky detaj mori një vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Por pse një filxhan me figurë ujk?

Në javët e kaluara, në shenjë mbështetjeje për Vuçiç, anëtarët dhe simpatizantët e SNS-së shpërndanë imazhe të ujqërve në rrjetet sociale me komente shoqëruese "Ujqërit tuaj janë gjithmonë me ju" ose "Gjithmonë me presidentin tuaj", duke demonstruar kështu mbështetjen e tyre për Vuçiç.