Transmetuar më 03-02-2023, 08:30

“Hat-trick” i Erling Haaland ndaj Wolverhampton e ngriti atë në kuotën e 25 golave në Premier League, në vetëm 20 ndeshje, duke kaluar tashmë golashënuesit më të mirë të sezonit të kaluar në ligën në fjalë. Shifra të pabesueshme, që mund ta çojnë norvegjezin në pikën për të thyer rekordet e çiftit Messi-Ronaldo në dekadën e fundit. Këtu janë golashënuesit më të mirë sezonalë në 24 vitet e fundit në 5 ligat më të mira evropiane.

23. ERLING HAALAND

Duke bërë debutimin e tij në Premier League, sulmuesi norvegjez po thyen rekord pas rekordi. Në vetëm 20 ndeshje të kësaj lige ai ka shënuar tashmë 25 gola, diçka jo aq e zakonshme në Angli. Mjafton të themi se vitin e kaluar titullin e golashënuesit e fitoi dyshja Son-Salah me nga 23 gola secili. Nëse “Këpuca e Artë” duket e rezervuar, një objektiv tjetër mund të jetë rekordi i golave sezonalë të shënuar ndonjëherë në 5 ligat më të mira evropiane. Këtu janë paraqitjet më të mira në këtë drejtim që nga sezoni 1998-1999.

22. DIEGO FORLAN, 2008/2009

32 gola në La Liga me Atletico Madrid

12 gola në fazën e parë

21. MOHAMED SALAH, 2017/2018

32 gola në Premier League për Liverpool

15 gola në fazën e parë

20. ROBERT LEWANDOWSKI, 2019/2020

34 gola në Bundesligë për Bayern Munich

19 gola në fazën e parë

19. LIONEL MESSI, 2017/2018

34 gola në La Liga për Barcelonën

17 gola në fazën e parë

18. LIONEL MESSI, 2009/2010

34 gola në La Liga për Barcelonën

17 gola në fazën e parë

17. CRISTIANO RONALDO, 2012/2013

34 gola në La Liga me Real Madridin

16 gola në fazën e parë

16. ROBERT LEWANDOWSKI, 2021/2022

35 gola në Bundesligë për Bayern Munich

19 gola në fazën e parë

15. CRISTIANO RONALDO, 2015/2016

35 gola në La Liga me Real Madridin

14 gola në fazën e parë

14. EDINSON CAVANI, 2016/2017

35 gola në Ligue1 për Paris Saint Germain

18 gola në fazën e parë

13) CIRO IMMOBILE, 2019/2020

36 gola të shënuar në Serinë A me Lazion

20 gola në fazën e parë

12) LIONEL MESSI, 2018/2019

36 gola në La Liga për Barcelonën

17 gola në fazën e parë

11) GONZALO HIGUAIN, 2015/2016

36 gola në Serie A me Napolin

18 gola në fazën e parë

10) LIONEL MESSI, 2016/2017

36 gola në La Liga për Barcelonën

15 gola në fazën e parë

9. ZLATAN IBRAHIMOVIC, 2015/2016

38 gola në Ligue1 për Paris Saint Germain

15 gola në fazën e parë

8. LUIS SUAREZ, 2016/2017

40 gola në La Liga me Barcelonën

16 gola në fazën e parë

7) CRISTIANO RONALDO, 2010/2011

40 gola në La Liga me Real Madridin

22 gola në fazën e parë

6) ROBERT LEWANDOWSKI, 2020/2021

41 gola në Bundesligë për Bayern Munich

22 gola në fazën e parë

5) LIONEL MESSI, 2014/2015

43 gola në La Liga për Barcelonën

19 gola në fazën e parë

4) LIONEL MESSI, 2012/2013

46 gola në La Liga për Barcelonën

28 gola në fazën e parë

3) CRISTIANO RONALDO, 2011/2012

46 gola në La Liga me Real Madridin

23 gola në fazën e parë

2) CRISTIANO RONALDO, 2014/2015

48 gola në La Liga me Real Madridin

28 gola në fazën e parë

1) LIONEL MESSI, 2011/2012

50 gola në La Liga për Barcelonën

22 gola në fazën e parë