
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përjashtuar nga seanca plenare e Kuvendit. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla e mori këtë vendim pasi Bardhi i hoqi mikrofonin ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi. Ndërkohë që të gjithë deputetës e Opozitës i binin me grushte Foltores, Bardhi e quajti kukull Nikollën.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Lindita Nikolla: Nuk mund të rrimë të të sqarojmë ty, s’ke dëshirë të lejosh që të vijohet me punën e parlamentit
Lindita Nikolla: Zoti Bardhi ju tërheq vëmendjen, të lurem.
Niko Pleshi: Po fjalën s’ma dhe ti mua, po s’është me dhunë kjo more zotëri, kam detyrim ligjor të prezantoj projektligjin.
Lindita Nikolla: Ju tërheq vërejtjen për fyerje
(Bardhi i heq mikrofonin Peleshit)
Lindita Nikolla: Jeni i përjashtuar nga seanca plenare.