Transmetuar më 02-02-2023, 12:44

Michele Padovano u lirua nga akuza për trafikim të drogës. Ky është një tjetër kapitull gjyqësor në historinë e ish-futbollistit të Juventusit, Napolit dhe Genoa, i cili arriti në procesin e apelimit të bis-apelit në Torino, urdhëruar nga Kasacioni.

Origjina e historisë daton në vitin 2006, kur ish-futbollisti u përfshi në një hetim të gjerë nga prokuroria e Torinos për trafikun e hashashit.

“Ne jemi vërtet të lumtur që ekzaminimi i thelluar nga Gjykata e Apelit më në fund i ka kthyer Padovanos dinjitetin dhe jetën e tij”, – thanë mbrojtësit, avokatët Michele Galasso dhe Giacomo Francini.

Në shkallë të parë, prokuroria publike kishte kërkuar 24 vite burgim. Më pas, Kasacioni e kishte anuluar dënimin me 6 vite e tetë muaj me shtyrje.

“Ne kurrë nuk kemi dyshuar në pafajësinë e klientit tonë, – vazhdojnë avokatët, – i cili kishte forcën të vazhdonte të besonte në drejtësi, pavarësisht nga një çështje kaq e gjatë, e ndërlikuar dhe e trazuar”.