Transmetuar më 02-02-2023, 12:00

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet, në rrugën “Kastriotët”, në zonën pranë Doganës në hyrje të kryeqytetit.

Sipas forcave blu, janë përplasur automjeti me drejtues Egzon Murataj me automjetin me drejtues Murat Dorezi. Si pasojë e aksidentit, pasagjeri që ndodhej në automjet, 35-vjeçari Avni Gjuni, ka ndërruar jetë.

I vdekur: Pasagjeri Avni Gjuni – 35 vjeç

Të plagosur: Drejtuesit e mjeteve Egzon Murataj dhe Murat Dorezi.

Më datë 02.02.2023, në rrugën “Kastriotët”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. M. me automjetin me drejtues shtetasin M. D. Si pasojë e aksidentit, pasagjeri që ndodhej në automjetin me drejtues shtetasin E. M., shtetasi A. Gj., rreth 35 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit