Transmetuar më 02-02-2023, 09:46

Tiranë- Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar mëngjesin e sotëm në hyrje të Tiranës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kastriotët” pranë Kthesës së Kamzës, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në njërën prej tyre.

Ndërsa dy drejtuesit e mjeteve janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq, grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.