Transmetuar më 02-02-2023, 09:47

Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte, donte t’u dërgonte një mesazh të gjithë tifozëve të tij, pasi iu nënshtrua një operacioni me diagnozën e kolecistit.

Përmes një postimi të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, Conte i qetësoi të gjithë për gjendjen e tij shëndetësore:

"Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja të dashura, operacioni im shkoi mirë dhe tashmë ndihem shumë më mirë. Tani është koha për t’u rikuperuar, por mezi pres të të jem në gjendje të rikthehem në fushë me pjesën tjetër të ekipit".

Trajnerit të "Spurs" i është hequr fshikëza e tëmthit pas dhimbjeve të forta të barkut mbrëmjen e djeshme. Conte do të detyrohet të humbasë ndeshjen në shtëpi kundër Manchester City më 5 shkurt.