
Një ortek dëbore ka përfshirë një grup skiatorësh duke vrarë dy prej tyre dhe plagosur tetë të tjerë në Kashmir, Indi, raporton noa.al.
Grupi përbëhej nga 21 persona të cilët u zunë nga orteku. Dy orej tyre, polakë, vdiqën.
Tetë të tjerë, shtetas rusë, mbetën të plagosur.
Siç mund ta shihni në videon tronditëse nga Kashmiri, orteku ishte aq i madh sa që rrëmbeu skiatorët.
Në njoftimin e policisë lokale përmenden gjithsej 21 persona dhe dy drejtuesit e tyre, të cilët u përthithën nga orteku në resortin dimëror të Gulmarg, ku humbën jetën dy skiatorët polakë.
Two Polish citizens were killed and at least 8 Russians were injured in an avalanche at the Gulmarg ski resort in India.
Follow us >>@DailycastK pic.twitter.com/Ft0Mx8rkQC
— Trending Updates. (@DailycastK) February 2, 2023
Të shpëtuarit, kombësia e të cilëve ende nuk është bërë e ditur, u dërguan në spital ku iu dha ndihma e parë pasi u përfshinë nga orteku i madh. /noa.al