Transmetuar më 02-02-2023, 09:09

Nicolò Zaniolo thyen heshtjen dhe e bën këtë me një letër zemërhapur drejtuar të gjithë Romës, përfshirë tifozët, pas mbylljes së merkatos dhe bujës mediatike që është krijuar rreth tij.

Nga përjashtimi i ndeshjeve ndaj Spezia dhe Napoli, kur Nico u largua dhe nuk u thirr, deri te kërcënimet e marra e vendimi për stërvitje në Trigoria, çështja Zaniolo është pasuruar dita-ditës.

Pa harruar refuzimin e Bournemouth, duke hedhur në erë planet e klubit. Në fund, megjithatë, ish-lojtari i Interit mbeti në kryeqytet dhe tani thotë fjalën e tij: “Javët e fundit janë thënë dhe shkruar shumë gjëra për mua.

Shumë prej tyre nuk janë të vërteta. Unë mbërrita në Romë si i panjohur dhe Roma dhe romanistët më pritën si një të tyrin. Më dhanë besim, kurajo dhe afeksion në momentet e tmerrshme dhe të errëta të dëmtimeve.

Në Tiranë me atë gol ndjeva se ia ktheva mbrapsht gjithçka që kisha marrë, duke ndihmuar për t’i dhënë gëzim të paharrueshëm të gjithë popullit të Romës.

Në moshën 23-vjeçare kam pasur eksperienca që shumë kolegë të mi nuk i përjetojnë në një karrierë të tërë: të rrëzohesha, të ngrihesha, të rrëzohesha sërish, të ngrihesha sërish, të fitoja.

Muajt e fundit kam kaluar një periudhë delikate, në të cilën ishte e vështirë për të kuptuar se cila do të ishte e ardhmja ime profesionale. Megjithatë, gjithmonë kam punuar shumë në fushë dhe në stërvitje me profesionalizmin maksimal.

Për herë të parë ditët e fundit kam pasur frikë, për veten dhe për familjen time, ndihesha i braktisur. Nuk më ka ndodhur kurrë më parë dhe kam qenë shumë i frikësuar. E ardhmja është në duart tona, e vendos veten në dispozicion të plotë të familjes romane".