Transmetuar më 01-02-2023, 22:58

Në shtëpinë e reality Show Big Brother Vip 2, është kurorëzuar çifti i parë dashuror, pasi Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë puthur në buzë.

Kjo ndodhi teksa sonte në shtëpi u zhvillua një “Dasmë tradicionale shqiptare”, ku çifti që do të martohej ishte Luizi dhe Kiara.

Kiara me fustan të bardhë dhe Luizi me kostum dhëndri, bënë një ecje të shkurtër deri kur mbërritën në “altar”.

Kristi i cili ishte në rolin e priftit, i shpalli çiftin burrë e grua. Ata të dy u puthën në buzë, duke kurorëzuar kështu “martesën” e tyre.

Luizi e ka shprehur pëlqimin e tij për Kiarën, që kur shkeli në shtëpinë e Big Brother. Në ditët në vijim, ai gjithashtu i shprehu asaj edhe ndjenjat që kishte për të.

Momenti u duartrokit nga të gjithë banorët. Por pas pak, Amos, Dea, Kristi dhe Olta diskutuan raportin e ndërlikuar mes Teas dhe Luizit. Sipas Amos, Luizi e ka trajtuar Tean si leckë.

Ndonëse fillimisht u aludua se Tea e dashuronte Luizin, nga mënyra sesi ajo e shikonte atë kur fliste, Amos tha se nuk e ka besuar asnjëherë diçka të tillë.

Sipas tij, mendimi ndryshon edhe me kalimin e kohës, në varësi të zhvillimit të ngjarjeve brenda në shtëpi.

E sakaq, Amos me Dea Mishel ka bërë dhe parashikimin për lidhjen. Sipas Amos, e gjitha kjo do të zgjasë vetëm 30 minuta, ndoshta duke nënkuptuar shumë…: