![](https://noa.al/newsImages/2023/02/C20FF1DB-7C5C-4C0E-9AFE-0EDED4A86D8F.png)
Në rrjetet sociale u bë virale video në të cilën shfaqet një drejtues mjeti i cili po përdorte celularin gjatë drejtimit tgë automjetit dhe nuk kishte vendosur rripin e sigurimit, ndërkohë që punonjësi i Policisë e konstatoi, por nuk i vendosi gjobë.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka reaguar duke njoftuar se inspektori I.Ç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Lushnjës është pezulluar nga detyra dhe po ashtu ka nisur ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë.
Njoftoi:
Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier
Pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje në të cilën shfaqet një drejtues mjeti i cili përdorte celularin gjatë drejtimit të automjetit dhe pa vendosur rripin e sigurimit, ndërkohë që punonjësi i Policisë e konstatoi por nuk i vendosi masë administrative në përmbushje të detyrave funksionale, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka pezulluar menjëherë nga detyra inspektor I. Ç., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Lushnjë.
Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësit të Policisë, për shkelje të rëndë.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të abuzimit me detyrën të punonjësve të Policisë duke i garantuar për reagim të menjëhershëm.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd