Transmetuar më 01-02-2023, 19:01

GJERMANI- Incident gjatë stërvitjes ushtarake në Greqi.

Dymbëdhjetë ushtarë gjermanë u plagosën kur dy tanke Puma u përplasën gjatë një stërvitje në një qendër trajnimi ushtarak në Gjermaninë lindore. Zëdhënësi i ushtrisë deklaroi se policia ushtarake e Gjermanisë ka nisur një hetim për incidentin, ndërsa shtoi se një nga ushtarët u plagos rëndë dhe u dërgua në spital, shkruan Reuters.

Incidenti me automjetet Puma, të cilat peshojnë rreth 40 tonë secila, ndodhi në terrenin e stërvitjes ushtarake Altmark, rreth 50 kilometra larg Magdeburgut. Ndërkohë, ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius vizitoi një batalion tankesh në qytetin perëndimor të Augustdorf, ku ndodheshin 14 tanket Leopard 2 që Berlini është zotuar t’i dorëzojë Ukrainës.