Transmetuar më 01-02-2023, 18:18

Tiranë- Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), ka nisur verifikimet për një tender.

Mësohet se çështja është duke u hetuar nga vetë kreu i SPAK, Altin Dumani, ndërsa mes të verifikuarve është edhe drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, (AKU), Jeta Deda. Dedajt i është kërkuar të dorëzojë telefonin personal bashkë me disa dokumente për të verifikuar rolin dhe veprimet e saj në dhënien e tenderit.

Ende nuk dihet për cilin tender bëhet fjalë, por hetimi që ka nisur përfshin edhe disa zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Bujqësisë dhe institucioneve në varësi.