Transmetuar më 01-02-2023, 17:16

Të gjithë planetët po lëvizin drejtpërdrejtë që nga 22 janari (pra, asnjëri prej tyre nuk është në prapavijër), dhe me hyrjen në muajin shkurt, na jepet një datë që me rëndësi unike numerologjike: 3 shkurt ose 2/3/2023.

Sipas numerologjisë, kjo datë ka një energji të veçantë duke na inkurajuar të mendojmë më shumë për qëllimet tona dhe të shkojmë pas tyre.

Pothuajse si një numër engjëlli, numri 2323 shfaqet në formën e datës 2/3/23.

Sidoqoftë, në numerologji, datat interpretohen në të vërtetë bazuar në shumën e shifrave të tyre, të cilat mblidhen së bashku derisa të arrihet një numër njëshifror. Pra, 2/3/2023 është një datë që mishëron energjinë numerologjike të numrit 3, sepse 2+3+2+0+2+3=12 dhe 1+2=3.

Ky numër, 3, në përgjithësi është një ogur i mirësisë, krijimtarisë dhe kuriozitetit.

Tre shenjat e Horoskopit që do ta nisin mbarë muajin shkurt!

Një gaforre si Luizi në muajin e tij më të mirë, astrologia: Stimul erotik! Çfarë pritet për Kiarën pas datës 20?

KUJDES nga këto kombinime toksike të miqësisë në shenjat e horoskopit

Cila është arsyeja? Për pak kohë këto pesë produkte ushqimore nuk do të keni mundësi t’i shijoni më! Numerologu Remington Donovan, thotë:

“Numri 3 është i sigurt, i drejtpërdrejtë dhe i bën gjërat të lëvizin.”

Kjo ditë është perfektja për të shkruar ëndrrat apo planet tuaja, për të vendosur një qëllim të qartë dhe të guximshëm, për të medituar dhe për të qenë falenderues.

Kjo ditë ju ofron dhe një mundësi për të reflektuar me veten, të shkuarën dhe të ardhmen.

Mbajeni shënim që tani dhe mos harroni ta shfrytëzoni si duhet!