
Për këtë ishte folur edhe në të kaluarën, por tashmë ka mbërritur edhe konfirmimi "social" i Atletico Mineiro. Është e pabesueshme ajo që ndodh me sulmuesin Hulk pas çdo ndeshjeje të luajtur, ose pothuajse.
Futbollisti i nënshtrohet një rënie të konsiderueshme në peshë pas çdo ndeshjeje, në të cilën del në fushë.
Flitet për 6 kilogramë diferencë mes peshës para ndeshjes dhe pas saj. Konfirmimi, siç u përmend, është dhënë në një video sociale nga i njëjti klub që ka publikuar pamjet me shumë fokus te shifrat, peshën e Hulk.
Para se të dilte në fushë kundër Tombense, sulmuesi peshonte 97.7 kilogramë. Pas ndeshjes, shifra ra në 91.9 kg. Një humbje prej rreth 6 kilogramësh në dy orë lojë (diçka më pak), rezultat i garës dhe shpenzimeve të sportistit, por edhe i temperaturës 30 gradë në stadiumin "Soares de Azevedo".