Transmetuar më 02-02-2023, 07:43

José Mourinho në Sanremo, në skenën e "Ariston". Kjo është ëndrra e Amadeusit, tifozit të Interit, që trajneri portugez e drejtoi në fitimin e "tripletës" historike më 2010:

“Gjithmonë ka ekzistuar dëshira për ta pasur në skenën e festivalit, unë jam një tifoz i madh i tij. Djalit tim i vura emrin e tij, vazhdoj t’i mbështes ekipet që drejton, – shpjegoi drejtori artistik dhe prezantuesi i Festivalit të Sanremos (i caktuar nga 7 deri më 11 shkurt).

– Më pëlqen karizma e tij, cfarë lidhjeje ka me publikun. Atyre iu pëlqejnë njerëzit me personalitet të fortë. Nuk i kam bërë ftesë zyrtare, por s’e mohoj që do të doja ta kisha mysafir.

Dy vite më parë kisha në skenë Sinisa Mihajlovic. E doja shumë, sepse ai ishte karizmatik, si Ibrahimovic, njerëz shumë bujarë, të mëdhenj”.

Në lidhje me Volodymyr Zelensky, presidenti i Ukrainës në luftë me Rusinë, nga e cila u pushtua, Amadeus thotë: "Ne jemi në kontakt, i kërkova të ishte i pranishëm me një mesazh të regjistruar.

Duhet të jetë një mesazh paqeje, do të transmetohet të shtunën në mbrëmje, pas 28 paraqitjeve të këngëtarëve në festival. E kuptoj dhe nuk habitem që fjalimi i tij mund të krijojë përçarje te publiku, por të gjitha luftërat janë të tmerrshme dhe ne e kemi për detyrë të mos e harrojmë këtë".