Transmetuar më 01-02-2023, 14:33

Olta është zgjuar ditën e sotme në një shok emocional teksa ka qarë me dënesë.

Pranë saj ka qendruar Armaldo dhe Valbona, teksa Olta shprehet e penduar për eksperiencën që ka nisur.

E ulur në një cep të oborrit, Olta kërkon të dal, ndërkohë që nuk e kishte pritur që do të shkonte në këtë pikë.

Pjesë nga biseda:

Olta: Është shok për mua kjo gjë, shumë gabim bëra që erdha, shumë gabim, Nuk më falet.

Edhe këtë që po bëj tani shumë gabim që po e bëj.

Armaldo: Mos u ndje fajtore për gjërat që ke bërë

Olta: Do iki fare, është tepër vonë tani. Kam një muaj këtu që më shikojnë në të gjitha dimensionet, dua ta kthej mbrapsht.

Armaldo: Kjo është si kurbë pandemie dhe ka një rënie, për të gjithë ne…

Olta: Bravo që më çuat në këtë pikë, unë nuk doja të shkoja deri këtu.

Armaldo: Mundohu të jesh më e fortë, sepse ti e di që sa më debul të jesh ti aq më të fortë janë te tjerët.

Olta: U bëra si palaço këtu…