Transmetuar më 01-02-2023, 14:27

Olta Gixhari nuk i ka mbajtur dot nervat mëngjesin e sotëm dhe ka përplasur filxhanin e kafesë. Që kur doli jashtë i tha Valbona Memës dhe Luiz Ejllit se ishte zgjuar shumë e mërzitur.

Më pas shkoi të rrinte vetëm në një cep ku shpërtheu në lot. Oltës iu afrua Valbona dhe Armaldo Kllogjeri për ta qetësuar, por dukej sikur ajo ishte mjaft keq emocionalisht.

Pjesë nga biseda:

Olta: Mua më shqetëson një gjë, se pse për të ngritur Efin më ulin mua. Kjo më shqetëson shumë. Ngrije mo vlla Efin, bëje mbretëreshë, bëje ça të duash. Pse duhet të më ulesh mua? Kaq. Këtë nuk e duroj dot. Pashë edhe çunin dhe them pse duhet ta vazhdoj këtë budallallëk. Kam jetën shumë të bukur jashtë dhe rri e stresohem këtu. Marr goditje pafund. Unë e di çfarë kam kuptuar? Nuk kanë faj as ato, unë e ndjej se jam e keqkuptuar

Armaldo: Nuk është vendi jot këtu do thuash

Olta: Jam e keqkuptuar, nuk e dija se isha kaq e keqkuptuar në shoqëri. Sepse në jetën time kam bërë jetë shumë të mbyllur. Kam pasur 3-4 shoqet e mia që i kam nga 15 vjet, 25 vjet, që nuk kam nevojë të shpjegohem fare. Çfarëdo budalliku të nxjerr nga goja e dinë mirë, më njohin shumë mirë dhe qeshim e të gjitha. Tani që kam dalë nga rrethi i ngushtë, unë qenkam shumë e keqkuptuar. TCh