Transmetuar më 01-02-2023, 14:01

Libri ka disa ditë që ka dalë në qarkullim, por biografia e Pamela Anderson menjëherë filloi të diskutohej gjithandej. Modelja është “zhveshur”, duke zbuluar eksperienca të shumta gjatë karrierës së saj brilante.

Ish-ylli i “Baywatch” nuk ka përjashtuar situatat më të guximshme, si ajo që ka përjetuar me Julian Assange, me të cilin për pak sa nuk u martua pas një nate dehëse.

Pamela Anderson tregon se si ka pasur përvojën e saj më sensuale me një burrë 80-vjeçar. Në biografinë e saj, modelja zgjedh si eksperiencën më emocionuese të jetës së saj një tango të kërcyer në Buenos Aires me një burrë 80-vjeçar.

“Prekja e tij e lehtë në trupin tim më mori frymën, e lashë veten të udhëhiqesha nga një mashkull i vërtetë dhe ishte diçka që nuk e kisha ndjerë kurrë më parë”.