Transmetuar më 01-02-2023, 12:51

Humbja 3-1 kundër Al Ittihad në gjysmëfinalen e Superkupës Arabe nuk e lejoi Cristiano Ronaldon të ngrinte trofeun e tij të parë me Al Nassr. Rasti ishte joshës për portugezin 37-vjeçar, por skuadra e tij nuk arriti më të mirën ndaj rivalëve të trajnuar nga Nuno Espirito Santo.

Goli i Anderson Talisca shkurtoi diferencën, por nuk ishte i mjaftueshëm për verdheblutë. “Cristiano Ronaldo humbi një mundësi goli, që do të kishte ndryshuar rrjedhën e lojës në pjesën e parë, por unë përgëzoj Al Ittihad që ishte më i mirë se ne deri në pushim”, – komentoi trajneri pas ndeshjes Rudi Garcia.

Ndërkohë, kritikat e para ndaj CR7 po vërshojnë… Eliminimi në gjysmëfinale të Superkupës shkaktoi kritika të ashpra ndaj Cristiano Ronaldos. Pas videos që tregon disa tifozë të Al Nassr duke shkelur fanellën e portugezit, një tjetër video po bëhet "virale" në rrjetet sociale.

"Largohu. Kemi shpenzuar 200 milionë dhe ai (duke iu referuar Cristiano Ronaldos) di vetëm të bëjë ‘Siuuuu’. Nuk është e mundur", – u shpreh tifozi pas humbjes ndaj Al Ittihad.