Transmetuar më 01-02-2023, 11:58

Korçë – I dënuari me burgim të përjetshëm godet gardianin e burgut.

Ngjarja ka ndodhur në burgun e Drenovës në Korçë.

I dënuari Osman Vani, i cili vuan dënimin me burgim të përjetshëm për veprën penale të vrasje, ka goditur punonjësin e policisë Erjon Çekiçi. Polici ka marrë dëmtime të lehta.

Osman Vani vuan dënimin në seksionin e sigurisë së lartë në këtë burg.

Ende nuk ka një informëcion të plotë për rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.

Materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Punonjësi i policisë Osman Vani