Transmetuar më 01-02-2023, 11:13

Francesco Totti është rikthyer në TikTok falë vajzës së tij Chanel. 15-vjeçarja bukuroshe me flokë të gjata me onde të lëshuara në shpatulla, pozoi në video nën melodinë e "Unica", këngës së famshme të Antonello Venditti.

“Ne nuk flasim me njëri-tjetrin, nuk e shohim njëri-tjetrin. Ne të dy, dy gjethe të rëna nga e njëjta degë. Ne të dy që bëmë dashuri nga gabimi. Ne të dy, dy arterie të ndryshme të së njëjtës zemër…”, – tingëllon kënga dhe ish-kapiteni verdhekuq ndjek ritmin.

Për dikë kjo është një "shigjetë" për Ilary Blasi, që nuk ka më asnjë lidhje me ish-bashkëshortin e saj (duket se prezantuesja komunikon me Tottin vetëm përmes WhatsApp për çështjet që kanë të bëjnë me tre trashëgimtarët); për ndjekësit e tjerë një lojë e thjeshtë mes babait dhe vajzës dhe asgjë më shumë.

Më pas janë ata që komentojnë: “I mjeri, çfarë ka për të duruar!” Përgjigja e Chanel Tottit ishte e vendosur: “Ai është njeriu më me fat në botë që më ka vajzë”.