![](https://noa.al/newsImages/2023/02/b5c6ac4a34d28a92f3cd49a47ca9eda95eb77f3f.jpg)
Mbi 200 njerëz u evakuuan nga një kamp ku strehoheshin qindra punëtorë migrantë në Spanjë pas shpërthimit të një zjarri.
Zjarri në kampin El Walili, i vendosur në rajonin juglindor spanjoll të Almerias, ndodhi në të njëjtën ditë kur kampi supozohej të shkatërrohej pas një urdhri nga këshilli i qytetit të Nijar.
Një urdhër gjykate për prishjen e kampit thoshte se strukturat atje ishin të rrënuara dhe të ndërtuara pa leje. Shumica e banorëve të kampit ishin burra nga Afrika Sub-Sahariane dhe Maroku, që punonin në fermat e shumta në zonë.
Së bashku me turizmin, bujqësia është burimi kryesor i të ardhurave për rajonin. Kampi përbëhej nga qindra kasolle të ndërtuara rreth 15 vite më parë dhe strehonin deri në 500 punëtorë migrantë.
Shumë strehimore u ndërtuan nga e njëjta plastikë e përdorur në serat e fermave lokale dhe u mungonin ndonjë shërbim si energjia elektrike ose uji i rrjedhshëm.
Banorët e evakuuar u dërguan me autobus në një magazinë aty pranë ku i pritën punonjësit e bamirësisë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd