Transmetuar më 01-02-2023, 07:55

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se mbështet protestën e thirrur nga Sali Berisha më 11 shkurt. Në fjalën e tij gjatë emisionit "Now", Gazment Bardhi tha se mbështet çdo protestë kundër qeverisë, e kryeministrit Edi Rama.

“Nëse bëhet fjalë për skandalin McGonigal është kundër qeverisë dhe unë mbështes çdo protestë kundër qeverisë. Unë do të jem në protestë,”-u shpreh Bardhi i cili shtoi se do të jetë i pranishëm në protestë.

Protesta u lajmërua sot nga kryedemokrati Sali Berisha, i cili kërkoi që demokratët dhe qytetarët të mblidhen para Kryeministrisë më 11 shkurt për skandalin e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.