Transmetuar më 31-01-2023, 20:49

Kolonjë- Tragjike në Kolonjë- Qentë sulmojnë kalin, i moshuari bie nga kafsha dhe vdes.
Mësohet se I.L 72 vjeç, banues në Gërmenj të Kolonjës, ka qenë mbi kalë teksa është sulmuar nga disa qen.
Për pasojë i moshuari është rrëzuar nga kali, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Me gjithë ndihmën e dhënë, ai nuk ka mundur të mbijetojë.
Trupi i viktimës është duke u transportuar drejt morgut të spitalit ku do ti nënshtrohet ekzaminimeve.