Transmetuar më 31-01-2023, 20:03

Kukës- Çmenduri apo e vërtetë, GLE e vitit 2022 u shkrumbua nga flakët.

Absurdi ka ndodhur në Kukës.

Një i ri nga ky qytet shfaqet duke spërkatur me benzinë një automjet luksoz, Mercedes Benz GLE të vitit 2022.

Më pas i vë flakën fuoristradës që duket në gjendje perfekte.

Shkak u bë fakti se vëllai i tij humbi përballjen me një sheik në TikTok.

Rreth tij dëgjohen miqtë që filmojnë dhe brohorasin.

Video është bërë virale në rrjet.