Transmetuar më 31-01-2023, 19:48

ELBASAN- Del ekspertiza paraprake e nënës së re që humbi jetën në Elbasan.

Burime spitalore informuan se 34-vjeçarja Etleva Çullhaj humbi jetën si pasojë e tromboembolisë, ose mpiksje gjaku.

Mjeku gjinekolog si dhe ai reanimator, Arben Paralloi dhe Behar Gjevori janë shoqëruar në 12 të natës në polici por janë lënë të lirë pas ekspertizës.

Mësohet se nëna e re, kishte shkuar për abort rreth orës 12.00 të një dite më parë. Sipas mjekëve, ajo abortoi pas një shtatëzanie të ndalur pasi fëmija kishte vdekur në bark. Edhe pse mjekët këmbëngulën që të qëndronte në spital, ajo u largua. Por ka pasur komplikacione dhe rreth orës 18.00 u paraqit në gjendje të rënduar si pasojë e komplikacioneve. Me gjithë kujdesin e mjekëve, nëna e dy fëmijëve ndërroi jetë.

Nëna e dy fëmijëve, prej kohesh punonte në Elbasan ku merrte lokale të vogla me qira. Trupi i 34-vjeçares është çuar në Baldushk të Tiranës pasi aty banonin prindërit e saj, ku edhe do t’i kryhet përcjellja për në banesën e fundit.