Transmetuar më 31-01-2023, 19:09

Elbasan- Në foto është Etleva Çullhaj, 34-vjeçe, e cila humbi jetën pas abortit në Maternitetin e Elbasanit. E ndjera ishte nënë e dy fëmijëve dhe po priste të tretin.

Burime nga spitali bëjnë me dije se pacientja ka ardhur me shtatzani të dëmtuar, pasi fëmija ka qenë i pajetë në barkun e saj, e ndaj kanë vendosur edhe që të kryehej procedura e abortit. Po ashtu, sipas mjekëve, pacientes i është kërkuar të qëndrojë në spital pas ndërhyrjes, por ajo ka kërkuar të largohet dhe është larguar.

Disa orë më pas ka pasur përkeqësim të shëndetit duke pësuar komplikacionet që i morën jetën.

Pas ngjarjes, spitali ende nuk ka dalë me një prononcim zyrtar, me pretendimin se presin përcaktimin e shkakut të vdekjes nga ekspertiza mjeko-ligjore. Ndërkohë, policia informoi se ndaj dy mjekëve, Arben Paralloi dhe Behar Gjevori, ka nisur një hetim lidhur me këtë rast.