Transmetuar më 31-01-2023, 18:32

ELBASAN- Pezullohet nga detyra shefi i antidrogës në Elbasan.

Shef Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme dhe narkotikëve në DVP Elbasan është pezulluar nga detyra. Pezullimi i 38-vjeçarit Ulian Shpataraku, punonjës policie, është bërë në kuadër të një procedimi penal të vitit 2022, ndjekur nga AMP Elbasan nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit. Oficeri dyshohet se në shpërdorim të detyrës, me veprime në kundërshtim me ligjin nuk ka kryer ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim, që ndodhej i shoqëruar në ambientet e DVP Elbasan.

NJOFTIMI I POLICISË:

Drejtoria Rajonale e AMP Elbasan-Korçë ekzekutoi vendimin penal të Gjykatës së Lartë, e cila rrëzoi vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës dhe la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë U.Sh., me detyrë Shef Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan. Pezullimi i 38-vjeçarit, punonjës policie, është bërë në kuadër të një procedimi penal të vitit 2022, ndjekur nga AMP Elbasan nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.

Oficeri dyshohet se në shpërdorim të detyrës, me veprime në kundërshtim me ligjin nuk ka kryer ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim, që ndodhej i shoqëruar në ambientet e DVP Elbasan.