Transmetuar më 31-01-2023, 11:36

LEZHË- Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Lezhë këtë paradite. Mësohet se dy makina janë përplasur në zonën e njohur si Balldre.

Për pasojë një prej pasagjerëve ka mbetur i plagosur. I plagosuri është nisur drejt spitalit ku do të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.