Transmetuar më 31-01-2023, 09:49

KORÇË- Një nga qytetet e zbardhura nga dëbora është Korça. Reshjet kanë nisur që prej orës 07:30 të mëngjesit dhe pritet të vijojnë deri pasdite. Termometri shënon -3 gradë Celsius. Aksi Korçë-Pogradec në afërsi të Qafë Plloçës po kriposet pasi është bllokuar për shkak të reshjeve të dëborës.

Shqipëria sot parashikohet të jetë nën sundimin e një moti të ftohtë me shumë erë dhe temperatura të ulëta. Që në orët e para të mëngjesit do të vihet re një rënie e temperaturave të ajrit. Orët e pasdites sjellin vranësira të shpeshta në të gjithë vendin.

Në zonat verilindore dhe juglindore do të pësojnë zhvillim duke rrezikuar reshje të dobëta dëbore ku herë pas here do të ketë edhe stuhi të forta ere. Në të gjithë zonën malore të Shqipërisë, mbetet problematika e ngricave.