Transmetuar më 30-01-2023, 20:11
![](https://noa.al/newsImages/2023/01/luiz-37.jpg)
Përplasje të forta u shënuan mëngjesin e sotëm mes Luizit dhe Oltës në oborr. Dy konkurentët, kaluan në ofendime të rënda për njëri-tjetrin dhe kjo nisi kur Olta i tha Luizit se është e vetmja banore që e përballon atë në debat.
Luizi e cilësoi Oltën si femër pa moral dhe të pafytyrë. Olta i tha Luizit se ai është një “miush’’ i vogël që nuk ka argumente.
E revoltuar, ajo i tha Luizit se është llumi i shoqërisë dhe se fjalët e tij nuk i merr për bazë fare, sepse sipas Oltës ai është nivel i ulët.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd