Transmetuar më 30-01-2023, 14:33

Disa muaj më parë ai ishte në qendër të vëmendjes për ndarjen e tij nga Afrona Dika, sot Blero Muharremi mesa duket e ka në planet e afërta një martesë tjetër.

Po, po siç e dëgjuat. Në dy muajt e ardhshëm këngëtari mund të celebrojë dashurinë e tij me vajzën që është shfaqur së fundmi në rrjetet sociale.

Këtë “sekret” të tij e zbuloi Labinot Gashi, miku i Bleros teksa ishte i ftuar në “Zemër Luana”.

Gjatë një loje Labi duhet të telefononte një personazh të famshëm e më pas të vendoste kufjet në vesh dhe pa e dëgjuar personin duhet t’i përgjigjej përmes fjalëve të këngëtarit Ermal Fejzullahu.

Moderatori vendosi të telefononte Bleron. E teksa po zhvillohej biseda, Blero i tha se do të martohej pas 2 muajsh, por kur kuptoi se ishte e gjitha një lojë e Labit, ai tha se po bënte shaka.

Nëse është vërtetë e tillë, na mbetet ta shohim në vijim.

Më herët është raportuar se vajza që i ka vjedhur zemrën këngëtarit është shqiptare, e cila jeton në Mynih të Gjermanisë dhe nuk ka të bëjë me botën e showbizit, prandaj Blero ka vendosur ta mbajë sekret identitetin e saj.

Burime për “Prive” konfirmuan gjithashtu se njohja e tyre ka nisur që në verën që lamë pas.

Kujtojmë që disa kohë më parë ai publikoi një foto në Instastory ku dukej me një vajzë bionde. Pikërisht ky imazh paska qenë një konfirmim i romancës së re të Bleros. Krahas fotos Muharremi vendosi vetëm një zemër lejla.