Transmetuar më 30-01-2023, 11:48

Tiranë- Operacioni “Fijet” për heqjen e kamerave të sigurisë të jashtëligjshme nis edhe në Tiranë.

Aksioni i parë ka filluar nga komisariati nr.1 i policisë së Tiranës për çmontimin e kamerave të vendosura nga persona të dyshuar dhe me precedente penalë.

Në zonën e “Ali Demit” policia ka çmontuar 5 kamera në banesën e shtetasit E.K. i dënuar më parë për vrasje. 6 kamera janë çmontuar edhe në zonën pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë” në Ali Dem.

Deri më tani janë çmontuar rreth 11 kamera, kontrolli do të vijojë kontrolli edhe në zonën e Shkozës.

Çmontimi i kamerave do vijojë në të gjithë zonat e kryeqytetit, ku secili komisariat do çmontojë kamerat e paligjshme në zonat që mbulojnë.