Transmetuar më 30-01-2023, 11:32

Elbasan- Gjykata e Elbasanit ka lanë në “arrest me burg” Aristidh Dimon, konsullin e Nderit të Bullgarisë në Shqipëri, i cili akuzohet se ka aksidentuar për vdekje, me automjetin e tij, një 20-vjeçar pak ditë më parë në Unazën e qytetit të Elbasanit.

Aristidh Dimo vazhdon të mos pranojë faktin se është ai autori i kësaj ngjarje.

Prokuroria e akuzon Aristidh Dimon lidhur me autorësinë e ngjarjes ku u aksidentua për vdekje studenti Fiori Sula në përpjekje për të kaluar rrugën.

Dimo akuzohet se jo vetëm shkaktoi aksidentin, por u largua nga vendi i ngjarjes, pa ndaluar për të ndihmuar të riun e aksidentuar.