
Meksikë- Persona të armatosur bastisën një klub nate në Jerez, një qytet në Meksikën veriore, në zemër të një zone të përfshirë nga dhuna e karteleve të drogës, njoftuan autoritetet lokale të dielën.
Si pasojë e të shtënave me armë, tetë persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën.
Incidenti në shtetin Zacatecas ndodhi në orët e para të së shtunës kur burra të armatosur hynë brenda dhe filluan të qëllonin, tha një raport nga Sekretariati i Sigurisë.
Gjashtë persona vdiqën në vend dhe dy të tjerë vdiqën gjatë marrjes së ndihmës mjekësore. Pesë persona u shtruan në spital pas plagëve të marra.
Mes viktimave ka muzikantë, klientë dhe punonjës të klubit të natës.
Jerez është goditur vitet e fundit nga një valë dhune që vitin e kaluar detyroi qindra banorë të komuniteteve rurale aty pranë të largoheshin nga shtëpitë e tyre.
Shteti Zacatecas është një pikë strategjike për tregtinë e drogës në SHBA.