Transmetuar më 29-01-2023, 21:09

E ftuar sot në "E diell", Mikela ka deklaruar se Dea nuk ka pëlqim për Amosin dhe po e vazhdon njohjen e tyre për lojë. Madje Mikela tregoi se Dea ka lënë një lidhje të hapur jashtë.

Mikela zbulon sekretin: Dea është në një lidhje jashtë,

"Kam bërë një bisedë me Dean në shtëpi dhe Dea më ka thënë që ka lënë një lidhje të hapur jashtë. Duke e njohur Dean pak dhe nga jashtë, di të them që Amosi nuk i afrohet fare shijeve të saj. Thjesht Dea po e përdor për lojë dhe bravo i qoftë sepse ia ka arritur deri tani. As nuk do lidhen, as nuk do përfundojnë kurrë bashkë", tha Mikela.