Transmetuar më 29-01-2023, 15:17

ANGLI- Shqiptari Izmir Dragoti u arrestua më 25 janar të këtij viti nga policia britanike, pasi u kap duke punuar në një shtëpi bari. Ndërkohë që Gjykata e Sheffield Crown dëgjoi më 25 janar sesi Izmir Dragoti u gjet nga policia me 140 bimë kanabisi dhe 96 kg kanabis me vlerë midis 50,000 dhe 129,800 £ në një shtëpi në rrugën Staniforth, në Sheffield.

Dragoti dhe një burrë tjetër, i cili nuk është ndjekur penalisht, u arrestuan në një dhomë gjumi dhe i pandehuri duket se jetonte në pronën që kishte pajisur për rritjen e kanabisit. Dragoti pa vendbanim fiks i cili nuk ka asnjë dënim të mëparshëm, u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit.

Avokatja mbrojtëse Rebecca Stevens tha: Ai erdhi këtu në fund të vitit 2021. Ai ka një grua dhe një djalë dhjetë-vjeçar në Shqipëri, të cilët sinqerisht po luftojnë për të mbijetuar. Ai shpresonte se do të gjente punë legjitime. Ai jetonte me një mik dhe efektivisht mbeti i pastrehë.

Stevens shtoi se Dragotit fillimisht iu ofrua punë për të cilën ai besonte se do të ishte dekorim. Dragoti pretendon se i është bërë presion që të kujdesej për kanabisin dhe megjithëse iu ofruan para, ai nuk mori pagesë. Po ashtu avokatja tha se motra e Draogoti ka kancer terminal dhe ai shpreson të kthehet në shtëpi për ta parë para se të vdesë.

“Ai është lënë në paraburgim që nga arrestimi i tij dhe e ka pasur shumë të vështirë, por gjëja që e ka në mendje dhe e shqetëson më shumë është motra e tij dhe kur flet për të bëhet shumë emocional,” tha ajo.

Gjykatësi Peter Kelson KC i cili pranoi Dragotin kishte qenë vetëm kopshtar e dënoi atë me 12 muaj burg.