Transmetuar më 29-01-2023, 10:00

Publiku zgjodhi mbrëmjen e sotme fituesin e "Talent Show" në "Big Brother VIP". Fitues u shpallën Luizi dhe Tea me këngën "Jeto dhe jetën time" nga Ardit Gjebrea. Dyshja do kenë mundësi të ftojnë brenda shtëpisë këngëtarin e preferur.

Ndërsa banorët zgjodhën si performancë më të mirë atë të Nitës. Vëllai i Madh dha një bonus për fituesin. Një telefonatë.

Bonusin nuk e përfitoi Nita, por Olta, pasi gjatë javës kishte kërkuar një telefonatë me djalin e saj.