Transmetuar më 28-01-2023, 23:02

Sherr mes dy personave në qendër të Fierit.

Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe ka gjetur një çekan, një kaçavidë dhe një kapuç.

Mësohet se një person është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:20, në rrugën “Jakova Xoxa”, shtetasi R. Ç., 29 vjeç, banues në Fier, pas një konflikti të çastit, ka goditur me sende të forta, shtetasin F. Sh., 40 vjeç, banues në Fier, i cili është dëmtuar në dorë.

U shoqërua në Komisariat shtetasi R. Ç. dhe po kryhen veprimet procedurale hetimore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.