Transmetuar më 28-01-2023, 21:07

Një tërmet me magnitudë 5.9 ballë goditi rajonin kufitar Turqi-Iran këtë të shtunë, duke shkatërruar shtëpi në një qytet kryesor provincial në Iran, raportuan mediat iraniane.

"Numri i shkatërrimit të shtëpive dhe ndërtesave në qytetin Khoy është relativisht e lartë," tha zëdhënësi i shërbimeve iraniane të urgjencës Mojtaba Khaledi.

Tërmeti kishte një magnitudë prej 5.6 ballë dhe ishte në një thellësi prej 10 km (6.2 milje), sipas EMSC.

Zyrtarët iranianë të urgjencës thanë se ekipet e shpëtimit u dërguan në zonë dhe spitalet u vunë në gatishmëri.

Një zyrtar i urgjencës i tha televizionit shtetëror se kishte rënë borë në disa nga zonat e prekura nga tërmeti mes temperaturave të ulëta dhe se kishte disa ndërprerje të energjisë.