Transmetuar më 28-01-2023, 15:23

Banorët e “Big Brother VIP” u vendosën në provë nga vëllai i madh, teksa iu ngarkua si detyrë të organizonin një talent shoë.

Mes shumë performancave, ishte dhe ajo e Luizit dhe Teas, të cilët kënduan së bashku “Jeto dhe jetën time”.

Pas performancës, banorët theksuan se mes tyre kishte një tension dhe një kimi të madhe.

Kjo është bërë dhe temë debati mëngjesin e sotëm mes banorëve, të cilën kanë thënë se Tea ka akoma ndjenja për Luizin.

Për këtë ka reaguar dhe Kiara, e cila është shfaqur xheloze.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd